Atij edhe padeshtas i shkon syni ke brumi njerzues

Nga arti i Martin Camajt
Camaj tashma ka nji emen mirkumbues nder shijuesa te poezis shqiptare. Me veprat e derisotmen ka binde se u pajis nga natyra me nji talent te holle e njiherit te fuqishem. Ai fillon parabolen e vet ashtu e aty ku shum tjere deshirojne me sose mbas nji jete kalue nethe te perpjekjeve ne lame te letresis. Dukagjini- ky vis ku u ruejten te paprekuna doket e burrnija stergjyshore dhe ku banoret mund te njehen ma teper se ngjeti teprice katallajsh ilirjane kursye nga stuhia zvetenuese kavaletave- Dukagjini thom tekembramja gjeti mjetin shprehes. Grumbulli indiesive ndrydhe nder mote vjen tue u shfaqe. Pamjet e ndryshme te jetes se vendit te vet dalin neper art te tij te vizatueme me drita e me hije dridhese. Atij edhe padeshtas i shkon syni ke brumi njerzues. Nato vigaj te rrzuem ai kerkon njerin. Lufta qi Malsori ndermerr per me dal nga gurezimi i nji gjendjeje shoqnore kurrkund ne pajtim me kohen e sotshme ia theke shpirtin. Ai sdon qi burri i Malsis te shikohet si specien i nji rrace te lashte objekt kureshti per tu vendue ne nji muze. Nen leskrat xhixhilluese te nji epiciteti anakronistik syni vezhgues i tij kundron me zemer te plasun rrudhat e shkaktuese nga uja nga mundi keq i shperblyem prej natyres e njerezve e fatit nga ndryshku i disa zakoneve dampruse nga ngushtesija e vendit. Ne vepren e pare Nji fyell nder male shtepija botuese Mustafa Bakija Prishtine 1953 hamaj ceke ne keto cashtje. Fatlumsisht mjerimet e vendit te vet zhyten ne valen e kulluet te nji lirizmi plot hov te vetvetishem. Menjihere qyshe ne hapat fillestare ndiehet nart te ketij auktori te ri kundershtimi kontrasti ndermjet nji kulture te vetedijshme dhe te primitivitetit rrjedhe nga lindja. Studimet themelore klasike shkundin ne lumnin rrjedhes te vjerrshes se tij pluhnin libresk dhe pervoesohen me mrekullin e fresket te ligjrimit te Malsorve. Parafytyrimet kane nji xhixhillim bukurije te cuditshme ne nji artist fillestar. Ma e mendueme paraqitet landa e librit te dyte Kanga e verrinit Prishtine 1954. Edhe titulli tregon kalimin nga fryma e breshte plot hov krijues ne klimen ma te bute te fushes. Por malet hjedhin hijen e vet edhe mbi fushe. Nji shqetesim i pacaktuem shpirtnuer qarkullon ne brendi te ketyne vjershave. Dishiri per jeten e thjeshte te malsis rin me lot te mshefte disa prej tyne nji ndiesi e mbuluese malli per zakonet fisnike qi levize aty ketu zbute premin e denimeve qi vende vende shqipton kundra tune nji gjakim mu zgja me pervoje te vet ne nji bote ma te madhe digjet prej vargut ne varg. Trajta ne librin e dyte shenon nji perparim te papritur. Jo ma rrjedhja e lire e njimbedhetrrokshit kumbuer se e vargjeve tjera me tubza pergjithsisht te rregullta. Nji zhdervjellti ma e madhe shifet ne ndertim te vargut dhe nji perkim ma i perpiket ndermjet te theksuemit rythmik dhe permbajtjes. Hove hove shprehja poetike qi leshohet gzueshem e permallshem ne nji rrymbe te gjane e te ndejshme e cila ta dhelaton veshin e derdhet ambel ne shpirt befas ngurron si e turitun thehet e acarohet tue jehue me gjaseramje te vrashta. Jane synkopet e artit modern. Camaj ndermjet vepres se pare e te dyte ka lexue shum ne gjuhe te hueja dhe ka diktue nji afersi te ndieshmenis sensibilitet se vet me auktore te pararojes letrare te Prendimit. Ka pervetsue mjetet mjeshtrore te tyne per me hollue artin e vet. Edhe asht per tu mrekullue spari dhe mandej per tu gzue tue pasun para sysh pasurimin motivesh e trajtash te letresis sone per menyren se si ky pinjuell malesh sigurisht i pari i sojit te tij qi xen me shkrue e me kendue din te harmonizoje ne shkrime primitivitetin ruejte ne plosin ma te pelleshme me nji zotnim te mjeteve ma te rafinueme tartit letrar modern. Ky harmonizim i rralle asht nota dalluese e disa shkrimtarve te rij te Kosoves e te Shqipnis se vjeter. Nasnjanin vec prej tyne nuk tingullon ende ne menyre aqe te spikatun si ke Camaj i cili qyshe tash mund te njehet pertrisi i nji rrymbe se re ne letrat shqiptare rrymbe e shqueme prej nji cveshjeje nga zbunim retorik e per nji prirje me zbulue ne vetvete e ne tjere vetit ma te strukuni ne skuta te vetedijes dhe nerrsit e mystersheme te nenvetedijes.