Urithet 4 muaj nen dhe per te vjedhur banken

Nje tentative e deshtuar per te vene ne jete nje skenare filmi me superhajdute RENEA kap ne tunel dy personat qe kishin care nentoken per te vjedhur nje banke ne qender te Tiranes
Policia i emeroi urithe dy hajdute banke ne tentative qe u kapen dje ne mengjes ne tunelin e hapur prej tyre gjate nje operacioni te RENEA-s dhe forcave te rendit te kryeqytetit. Hetuesit zbuluan se ata kishin kater muaj qe germonin ne menyre te vazhdueshme per te hapur ate tunel poshte godines se filialit te bankes Intesa San Paolo ne afersi te qendres se Tiranes me qellim vjedhjen e saj. Skenar filmi Ne fakt me shume se kaq duket nje tentative e deshtuar per te kopjuar skenare filmash ku superhajdutet ia dalin mbane ne rastin e Shqiperise ata nuk po luanin rolin dhe per kete u arrestuan. Ne fakt tentativa ka deshtuar pasi urithet u zbuluan nje muaj me pare si pasoje e zhurmes dhe aktivitetit te dyshimte te dyqanit qe ata kishin marre me qira po ne te cilin nuk kryenin asnje sherbim. Tahir Beleku dhe Taulant Troplini u arrestuan nga policia rreth ores 0200 duke aguar dita e djeshme ne Rrugen e Barrikadave prane vendit te quajtur 9-kateshet brenda ne ambientet e tunelit te hapur.
Ngjarja
Duke u mbeshtetur ne te dhenat qe zoteronin agjentet kunder vjedhjeve me dhune dhe arme u arrit te parandalohej vjedhja e nje filiali te bankes Intessa San Paolo. Gjate operacionit te koduar Urithi jane vene ne pranga Tahir Beleku 50 vjec me precedente te meparshem penale dhe Taulant Troplini 36 vjec i denuar me pare per vjedhje me arme - njoftoi drejtori i policise se Tiranes. Sipas policise dy te arrestuarit ishin duke hapur tunelin nga ana e pasme e nderteses ku ne katin e pare te saj gjendet filiali i bankes dhe pjesa tjeter jane apartamente banimi. Pallati gjendet ne afersi te Ushtarit te Panjohur dhe lokali i cili nuk ngjasonte ne asnje pike me nje te tille qe te dyshuarit kishin marre me qira gjendet ne mes te nje zyre avokatie dhe nje lokali. Nje roje sigurie prane bankes pohoi per standard se tuneli kishte ardhur deri ne afersi te arkives se bankes dhe prej andej te dyshuarit do te dilnin ne ambientet e saj per te grabitur parate. Sipas tij policia ka qene prej gati nje muaji e gjysme ne dijeni dhe ka ndjekur hap pas hapi levizjet e dy te dyshuarve dhe zhvillimet e ngjarjes. Nderkohe te pyetur se perse nuk kishin nderhyre me pare burimi nga policia tha se kur te dyshuarit kane filluar te hapin tunelin nuk dihej me saktesi qe ai do te vinte ne afersi te arkives se bankes apo kishte ndonje destinacion tjeter.
Tuneli
Por 50 dhe 36-vjecari e kane ditur me perpikmeri se ku do te perfundonte tuneli qe ishin duke hapur dhe cfare synonin te benin me te. Sipas punonjesit te sigurise se bankes drejtuesit e saj kane pasur dijeni per ngjarjen. Ai shton se policia e kryeqytetit se bashku me forcat speciale RENEA kane vezhguar nga afer kur dy te dyshuarit kane hyre ne brendesi te tunelit dhe me pas kane nderhyre per te bere arrestimin e tyre. Nje shitese qe punon afer me vendin qe dy te dyshuarit kishin marre me qira dhe kishin hapur tunelin shprehet se kishte degjuar zhurma qe vinin nga ambientet e lokalit te sajuar por se nuk dinte se cfare ndodhet aty brenda. Ndersa nje tjeter qe ushtron aktivitet afer zones ku ishte hapur tuneli shprehet se shume rralle i shihte qiramarresit e atij lokali te sajuar dhe se ata nuk ishin banore te asaj zone. Nderkohe sipas burimeve zyrtare policore behet e ditur se per nje periudhe 4-mujore te arrestuarit kishin me qira nje ambient pas filialit te bankes Intessa San Paolo dhe gjate kesaj periudhe kishin hapur nje tunel qe te shpinte ne ambientet e brendshme te bankes. Sipas drejtorit te policise se kryeqytetit Tonin Vocaj tuneli ishte hapur deri ne ate pike sa arrihej te shikoheshin me sy ambientet e brendshme te bankes. Per arrestimin e Belekut dhe Troplinit gjate periudhes 1-mujore eshte bashkepunuar edhe me punonjesit private te sigurise se bankes fale te cileve eshte bere ndjekja e informacionit dhe arrestimi ne flagrance i tyre.
Superhajdute
Gjate arrestimit efektivat e policise kane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi te madhe dhe te sofistikuar materialesh qe jane perdorur per hapjen e tunelit. Sipas policise jane sekuestruar nje pako me doreza me synim moslenien e gjurmeve kamera me fibra optike video-regjistrues radio komunikimi ne distance pajisje oksigjeni per prerjen e metaleve gershere metalprerese. Gjithashtu jane sekuestruar automjeti tip Mercedes-Benz mjete dhe vegla te vogla pune me bateri dhe energji elektrike si dhe mjete prej gome te cilat perdoreshin nga te arrestuarit per hapjen e tunelit pa krijuar zhurme. Dyshohet se per vjedhjen e filialit te bankes e cila eshte nje nder godinat me te medha ne kryeqytet Beleku dhe Troplini kane bashkepunuar me persona te tjere duke marre parasysh permasat dhe organizimin e veprimtarise kriminale e cila me se shumti i ngjan nje filmi. Nderkaq nga burime zyrtare mesohet se aktualisht jane duke vijuar hetimet per identifikimin dhe kapjen e personave te tjere qe jane te perfshire tentativen per grabitjen e bankes. Ne vazhdim pritet qe te arrestuarit te merren ne pyetje dhe deshmite e tyre dhe persona te tjere te dyshuar te zbardhet plotesisht ngjarja.