E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Bleona Mates rinisin kerkimet ne Zapod te Kukesit

Policia dhe grupi hetimor kontroll deri ne ndarjen kufitare nderpritet kontrolli ne kembe per shkak te zones se minuar. Policia kontroll gjithe banesave te fshatit

Kater muaj pas zhdukjes se mistershme te 6-vjecares Bleona Mata ne fshatin Zapod te Kukesit grupi hetimor ka rinisur kerkimet per gjetjen e saj. Forca te shumta policore dhe grupi i hetuesve qe po merret me zbardhjen e kesaj ceshtjeje kane nisur ne oret e para te dites se djeshme kerkimet duke kontrolluar pellembe per pellembe zonen. Burime te besueshme nga akuza bejne te ditur se grupi hetimor dhe forcat e shumta policore kane kontrolluar dje deri prane vijes kufitare per ti nderprere kerkimet ne terren per shkak te faktit se zona eshte e minuar. Grupi hetimor ka vijuar marrjen ne pyetje te banoreve te fshatit dhe zones perreth. Gjithashtu po sipas burimeve kerkimet kane vijuar ne bjeshket e Zapodit dhe banesat e ketij fshati ndersa shtohet se ngjarja ka shume mister brenda saj. Duket se grupi hetimor ka rezerva edhe per ndihmen qe po i jepet zbardhjes se kesaj ceshtjeje nga banore te fshatit te cilet dyshohet te kene dijeni apo te dine dicka per fatin e vajzes. Vogelushja eshte zhdukur ne menyre mjaft te mistershme me 22 maj te ketij viti teksa ishte ne pyll bashke me hallen dhe kusherirat e saj. Lidhur me zbardhjen e kesaj ngjarjeje jane marre ne pyetje te aferm te Bleones vajzat qe ishin me te ate dite ne mal jane kryer eksperimente dhe eshte kerkuar ne te gjitha rruget si ato qe te cojne drejt fshatit ashtu dhe ato qe dalin ne territorin e shtetit fqinj. Vendimi per rinisjen e kerkimeve eshte bere pas kerkeses se bere disa dite me pare nga familja e vogelushes. Nga policia jane shoqeruar mjaft persona por asnje prej tyre nuk ka rezultuar i perfshire ne ndonje rrembim te mundshem ne baze te provave qe disponon akuza. Policia e Shtetit ka vene ne dispozicion te personave qe do te jepnin te dhena per vendndodhjen e vogelushes nje shperblim prej 3 milione lekesh te reja ndersa nje person eshte arrestuar per deshmi te rreme pasi tregoi fakte te rreme per te perfituar shumen. Nga kontrollet e bera ne zone madje edhe ne Kosove e Maqedoni nuk eshte mundur te gjendet asnje gjurme e vajzes nderkohe qe fotoja e saj eshte shperndare tashme ne te gjithe boten nga Interpol Tirana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›