Atje ku paturpesia eshte grataciele
Ne gazeten e Bollino-Bashes
Skandalet e radhes te Gazetes Shqiptare me akuzat-shpifje ndaj djalit te kryeministrit kujtojne shtyllat e gazetarise qe solli Bollino ne Tirane ato te nderhyrjes ne pistat e hetimeve ne favor te te pandehurve ato te shpifjeve kunder politikes se Berishes si dhe ne perdhosjen e historise se shqiptareve permes neperkembjes se ikonave te tyre me te njohura
Ishim surprizuar nga sjellja e dites se pare e gazetes Shqiptare e rreshtuar hapur ne mbrojtje te interesave te Edi Rames kur publikoi shpifjen mbi djalin e kryeministrit por gjithcka mori pamjen e sjelljes se vullnetshme kur nje dite me pas gazeta e shtoi zullumin teksa ne perpjekje per te mos botuar pergenjeshtrimin akuzon ne menyre ta pajustifikueshme QKR-ne se ka manipuluar te dhenat pasi kishte gjurme se aktiviteti i firmes se Shkelzen Berishes datonte qe nga viti 1995. Fakti eshte se ne ate kohe i biri i kryeministrit nuk ishte as 15 vjec.
Kaq sa per te dhene kuadrin e nje sjelljeje voluntariste qe ne shtypin e kontrolluar nga Edi Rama eshte nje vije sjelljeje konstante dhe qe e ka zanafillen ne fakt qe tek modeli shantazhues qe solli prej Perendimit Carlo Bollino me 1993-in. Precedentet e ketij modeli shantazhues gjenden ne gjurmet e disa proceseve hetimore dhe tek dosjet me ankesa te disa prokuroreve te cilet rruges kishin kuptuar se gazetaret e certifikuar nga Bollino-Basha dy kohet skane kurrfare dallimi nderhynin nepermjet shkrimeve dhe publikimeve te paautorizuara te deshmive vetem qe te pandehurit te lehtesoheshin qe provat te nulifikoheshin dhe qe narkotrafiku te mos ndeshkohej. Kjo ndehyrje tek linjat e hetimit tregon se kurrfare morali e etike nuk e drejton kete tip gazetarie qe nder ne perpiqet te hiqet si investigative a e hapur por qe ne fakt eshte thjesht nje shantazh e perpjekje per tiu pergjigjur si duhet porositesit qe ne rastin e kronikes se zeze eshte malavita e ne rastin e shpifjeve si keto te dy diteve te fundit ndaj djalit te kryeministrit Berisha eshte vete Edi Rama. Tani ka rene edhe perdja e pavaresise dhe e ngarkuara e Bolinos me punet e gazetes e ka thene hapur ne ditet e greves se urise kur me tufa me lule i vizitoi deputetet dhe u bashkua me kauzen e tyre nje ceshtje mirefilli politike e qe pak kishte te bente me lirine e fjales a gazetarine. Shtyllat e perdhosjes se institucioneve te drejtesise e mosinteresimit per te verteten e politikes se dites si dhe e perdhosjes se historise se shqiptareve permes baltosje se figurave te saj me te ndritura jane nje konstante qe tregojne fare mire sojin e produktit qe nxjerr gazetari Bollino-Basha e qe kulmin e vet e pati dy ditet e fundit me akuzat-thagma ndaj djalit te kryeministrit. Atje tashme refuzimi per te botuar pergenjeshtrimin edhe kur je zene me presh ne duar eshte shnderruar ne nje gratacele paturpesie. Eumlshte nje lexim qe po e kuptojne te gjithe lexuesit.
Por gjithsesi eshte ne dore te protagonisteve pra te dyshes Bollino-Basha dhe te Edi Rames nese do te duan ta vijojne edhe me tej kurben e paturpesise apo do te marrin akt nga skandali i fundit dhe do te sillen ne nje menyre me restauruese.