Kriza Ruci-Patozi perplasen ne Kuvend

Debate ne konferencen e kryetareve per kalendarin e punimeve te Kuvendit krizen politike dhe Avokatin e Popullit
Mazhoranca dhe opozita kane debatuar diten e djeshme ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve per kalendarin tre javor te Kuvendit dhe situaten politike ne pergjithesi.
Gjate mbledhjes kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci i kerkoi kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli me shume kohe per shqyrtimin e kalendarit te parlamentit dhe nga ana tjeter paralajmeroi se PS mund te mos marre pjese ne seancen e sotme ne Kuvend.
Ne kete situate demokratet i kane ofruar socialisteve Avokatin e Popullit ne kembim te konsensusit te saj. Por as kjo oferte bujare e mazhorances nuk ka bere qe PS te levize nga qendrimi i saj. Nuk duam oferta te tilla nuk duam Avokatin e Popullit dhe asnje gje tjeter pa u bere me pare transparence zgjedhore - i eshte pergjigjur Ruci.
Debatet me te shumta u perqendruan mes Gramoz Rucit dhe Astrit Patozit dy krereve te grupeve parlamentare. Ruci kerkoi prej kryeparlamentares me shume kohe per shqyrtimin e pikave qe jane programuar per tu futur ne kalendar. Sipas tij opozita eshte vene ne dijeni vetem dje nderkohe qe kerkoi prej kryeparlamentares qe informacionet te viheshin ne dispozicion 4 dite para mbledhjes.
Por kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli u shpreh se opozita ka 24 ore kohe per te shqyrtuar pikat e parashikuara per tu futur ne kalendarin tre javor te punimeve te Kuvendit duke deklaruar se diskutimi per kalendarin mund te behej gjate seances plenare. Po pse kaq kohe. Une e lexoj per 2 minuta - ka deklaruar kryetarja e Kuvendit dje.
Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se gjate shkembimit te replikave midis kryetares se Parlamentit dhe kreut te grupit Socialist Ruci paralajmeroi se opozita nuk do te marre pjese ne seancen plenare. Ne kete moment ka nderhyre nenkryetari i PD-se Astrit Patozi i cili i ka ofruar socialisteve qe te propozojne kreun e institucionit te Avokatit te Popullit.
Ky propozim eshte hedhur poshte nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Ruci sipas te cilit diskutimi per kete pike nuk eshte ne axhenden e PS dhe kerkoi prej mazhorances zgjidhjen e krizes politike qe ka perfshire vendin dhe dekretimin e kater gjyqtareve per ne Gjykaten Kushtetuese.
Por nenkryetari i PD-se Patozi nuk e ka pranuar propozimin e kolegut te tij duke shprehur vendosmerine e mazhorances per te kaluar ne parlament kalendarin e punimeve. Madje demokratet pavaresisht kundershtimeve te opozites ne kalendar kane perfshire edhe ligje qe kerkojne shumice te cilesuar.
Rregullorja e Kuvendit percakton se Konferenca e Kryetareve shqyrton programin e punes dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit mbi bazen e propozimit te Kryetarit te Kuvendit. Si rregull programi i punes dhe kalendari i punimeve miratohen me mirekuptim nga Konferenca e Kryetareve dhe kur kjo nuk realizohet Kryetari ia paraqet ato Kuvendit ne seance plenare.
Kerkesa e deputetit Gumi per interpretimin e tre neneve te Kushtetutes ka shtyre per javen tjeter votimin duke shkelur Rregulloren. Mazhoranca e pasigurt per numrin e duhur te votave
Bllokohet votimi i gjyqtareve te Topit
TIRAN - Bllokohet votimi i kandidaturave te dekretuara nga kreu i shtetit Bamir Topi per ne Gjykaten Kushtetuese. Edhe pse mazhoranca kishte parashikuar qe dekretet te futeshin ne rendin e dites kete te enjte per te marre pelqimin edhe te Parlamentit dy draftet e paraqitura ne Gjykaten Kushtetuese nga deputeti demokrat Viktor Gumi kane detyruar poziten qe ti heqe nga rendi i dites.
Por ky vendim i deputetit Gumi duket me shume si nje truk per te shtyre votimin ne nje kohe kur mazhoranca nuk ka te sigurta votat per te rrezuar tre nga kandidaturat e Presidentit. Abstenimi i LSI-se do ti hiqte mundesine demokrateve per te pasur shumicen e duhur ne Kuvend.
Nga ana tjeter mosvotimi i kandidaturave te Presidentit Topi ne seancen e sotme bie ndesh me rregulloren e Kuvendit sipas se ciles kandidaturat duhet te miratohen deri diten e marte.
Ne rastet kur ne Kushtetute parashikohet dhenia e pelqimit nga Kuvendi Kryetari i Kuvendit ia kalon kerkesen Komisionit per eshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut i cili e shqyrton ate dhe harton raportin perkates brenda 8 javeve. Kuvendi shqyrton kerkesen per dhenien e pelqimit ne seance plenare brenda nje jave nga data e paraqitjes se raportit te Komisionit per eshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut dhe nese kerkohet nga te pakten nje kryetar grupi parlamentar zhvillohet debat per te - thuhet ne nenin 111 te Rregullores se ndryshuar vetem me votat e te djathteve.
Ne vend te kandidaturave per ne Gjykaten Kushtetuese Parlamenti do te votoje emrat per komisionere te Avokatit te Popullit dhe per Drejtorine e Sherbimit Civil.
Ne kerkesen e dorezuar nga deputeti Gumi per ne Gjykaten Kushtetuese kerkohet interpretimi i tre neneve te ligjit themeltar qe kane te bejne me riperteritjen e gjykatesve. Pervec saktesimit te rolit te secilit institucion Presidentit dhe Kuvendit ne momentet aktuale eshte e domosdoshme edhe saktesimi procedural ne secilin hap qe hedhin institucionet qe nga krijimi i vakances dhe deri ne plotesimin e saj sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Udherrefyes te tille procedurale sidomos ne procesin e perzgjedhjes se kandidaturave mungojne dhe pa to perberja cilesore dhe e pershtatshme e gjykatave paraqitet me fizionomi te cunguar - thuhet ne kerkesen drejtuar Gjykates Kushtetuese.
Kjo kerkese eshte firmosur nga deputetet e djathte pas mbledhjes se grupit parlamentar Demokrat edhe pse kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali gjate votimit ne komision te kandidaturave u shpreh kunder kesaj nisme.
Luis Tanushi
Kalendari i punimeve
Edhe pse mazhoranca ne seancat e fundit ka treguar se eshte e brishte ajo ka sfiduar opoziten duke futur ne kalendarin e punimeve kodet qe kerkojne 84 vota te cilat kane mbetur qe nga sesioni i kaluar. Nderkohe ne kalendar eshte perfshire edhe projektligji per kasat fiskale i cili ka ngjallur debate ne vend per menyren e shitjes se tyre.
Opozita ka akuzuar mazhorancen se ka monopolizuar shitjen nderkohe qe te djathtet e cilesojne procesin si transparent. Ajo qe bie ne sy eshte heqja e ligjit per SHISH. Ndersa ne dy kalendaret e pare te punimeve te Kuvendit per kete sesion te ri bashke me Kodet ka qene edhe ligji per SHISH kete here mazhoranca nuk e ka vene.
Kodet qe kerkojne 84 vota
1. Projektligje Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
2. Projektligji Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8391 date 26.10.1998 Per Sherbimin Informativ te Shtetit te ndryshuar.
3. Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7850 date 29.7.1994 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
4. Projektligje Per disa ndryshime she shtesa ne ligjin nr. 8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
5. Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9317 date 18.11.2004 Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise.
6. Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8449 date 27.01.1999 Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
7. Projektligj Per nje shtese ne ligjin nr. 10.040 date 22.12.2008 Kodi Ajror i Republikes se Shqiperise.
8. Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9251 date 8.7.2004 Kodi Detar i Republikes se Shqiperise.