Miratohet buxheti 2011 - ambicie per rritje pagash e investime historike

Keshilli i Ministrave miraton projektbuxhetin e vitit 2011-te me te madhin ne historine e vendit. Kryeministri Berisha mbeshtet variantin social te projektit ate te investimeve ne infrastrukture si dhe rritjen rekord te pagave dhe te pensioneve
Pavaresisht nga kriza dhe nga problematika ne ekonomine e shume vendeve te botes qeveria shqiptare miratoi dje ne kushtet me normale projektin e buxhetit te vitit 2011. Buxheti i ri ne terma financiare eshte buxheti me i madh ne historine e vendit me nje rritje te ndjeshme krahasuar me buxhetin e vitit te kaluar.
Kreu i qeverise Sali Berisha u shpreh para anetareve te kabinetit se buxheti i 2011-es eshte projekti me realist i cili do te ruaje edhe stabilitetin makro-ekonomik si mekanizmin me thelbesor per zhvillimin ekonomike te vendit. Sipas kryeministrit ky buxhet do te mbeshtese fuqishem rritjen ekonomike per vitin qe vjen qe sipas tij eshte nje kusht i rendesishem i zhvillimit te shpejte te vendit. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se buxheti i vitit 2011 do te mbeshtese fuqishem edhe perparesite e qeverise si infrastruktura rritja e rrogave dhe pensioneve reformat e shendetesise dhe arsimit dhe infrastrukturen dixhitale.
Sot eshte kryedita e qeverise pasi eshte dita e buxhetit. Nga 365 dite per qeverine kjo eshte dita me e rendesishme dita e te gjitha diteve pasi ne miratojme projektin e buxhetit per vitin qe vjen qe i dergohet parlamentit. Ajo cfare dua te theksoj eshte se pavaresisht nga kriza dhe nga problematika ne ekonomine e shume vendeve te botes ne miratojme ne kushte me normale projektin e buxhetit te vitit 2011. Ne miratojme buxhetin e ri qe ne terma financiare eshte buxheti me i madh ne historine e vendit me nje rritje te ndjeshme krahasuar me buxhetin e vitit te kaluar me nje riorganizim teresor ne perparesite e kesaj qeverie. Ky buxhet hartohet mbi keto parametra vetem e vetem per shkak te realizimeve te suksesshme te vitit 2010. Pa keto realizime dhe pa zbatimin me seriozitet te madh te realizimit te te ardhurave te realizimit te shpenzimeve natyrisht buxheti i vitit 2011 nuk do te mund te kishte kurre vleren qe ka dhe nuk do te mund te percaktoheshin nje teresi perparesish shume te rendesishme per vendin. E theksova kete sepse jemi para nje projekti thellesisht realist. Projekt i cili do te ruaje stabilitetin makroekonomik si mekanizmin i pare me thelbesor e me i rendesishem per zhvillimin ekonomik te vendit u shpreh kryeministri Berisha.
Ne buxhetin e vitit 2011-te plot 80 milione dollare do te investohen ne infrastrukturen rrugore te shperndara keto ne akset rurale dhe ato kombetare ndersa perparesi absolute do te kene projektet e tunelit te aksit Tirane-Elbasan atij te Boshtit te Jugut dhe Rruges se Arbrit.
Buxheti mbeshtet teresisht perparesite e programit te qeverise dhe keto perparesi jane se pari infrastruktura me mbi 80 miliarde leke pra rreth 1 miliard dollare qe do te jene investime ne rruge ujesjelles kanalizime sisteme kullimi shkolla qendra shendetesore ne bujqesi ne forme subvencionesh. Nga keto 50 miliarde leke jane te percaktuara per sistemin rrugor te vendit. Rruget kane qene e mbeten perparesi madhore te kesaj qeverie. Pra 500 milion dollare do te investohen ne rruge dhe jane te shperndara ne akset kombetare dhe ato rurale. Por perqendrim total dhe perparesi absolute eshte tuneli Tirane-Elbasan tunel i Boshtit te Jugut dhe i Korridorit te 8-te. Ky tunel do te kete nje impakt shume te madh per te gjithe jugun dhe juglindjen e Shqiperise do te kete nje impakt shume te madh per kryeqytetin pasi e afron me keto zona te fuqishme bujqesore dhe prodhuese sikunder afron keto me tregun me te madh te vendit qe eshte tregu i kryeqytetit. Cdo shqiptar qe do te udhetoje nga jugu dhe juglindja e vendit per ne Tirane do te kurseje se paku 50 minuta vetem per shkak te tunelit pa llogaritur permiresimet e rrugeve te tjera deklaroi kryeministri duke garantuar gjithashtu se investimet do te vijojne ndjeshem drejt zonave rurale ku do te lidhen me akset kombetare se paku 41 komuna te vendit.
Kemi gjithsej 91 komuna te palidhura me akset kombetare. Imagjinoni ju si udhetojne ata. Por kete vit ne do te bejme qe 41 prej tyre ne mbare vendin te lidhen me akset kombetare tha Berisha lidhur me nje fakt te tille.
Me tej ai ka permendur si nje prioritet i investimeve edhe ujesjellesit konkretisht 14 impiante te tilla ne te gjithe vendin.
Ndersa duke permendur rritjen e pagave dhe pensioneve per vitin e ardhshem kreu i qeverise deklaroi se ajo do te jete me e madhja ne vlere reale e bere ndonjehere.
Buxheti do te mbeshtese fuqishem rritjen e pagave dhe pensioneve. Ne menyre te pandalshme ne vazhdojme te mbajme si shtylle kryesore te programit tone qeverises rritjen e pagave dhe pensioneve. Kjo rritje do te jete ne vlere reale me e madhja ne tere historine. Do te rriten pensionet ne fshat me 10 per qind ne qytet me 5-7 per qind do te rriten pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 per qind. Po te kemi parasysh se keto perqindje jane mbi paga dhe pensioneve te dyfishuara keto perbejne rritjen me te madhe te pagave e pensioneve ne historine e vendit tha Berisha.
Nje tjeter pike e rendesishme ne buxhetin e vitit 2011-te do te jete edhe reforma ne sektorin e shendetesise dhe arsim.
Buxheti i vitit 2011-te do te mbeshtese edhe infrastrukturen e dyte te madhe ate dixhitale. Buxheti do te mbeshtese te gjitha politikat mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem te mjedisit. Buxheti do te mbeshtese mbrojtjen dhe modernizimin e ushtrise shqiptare ne menyre qe ajo te behet nje ushtri profesioniste moderne per tu perballur me sukses me te gjitha detyrat e saj te medha ne kohe paqeje brenda vendit por edhe ato qe kerkon Aleanca e Atlantikut te Veriut ne misionet e saj. Gjithashtu buxheti do te mbeshtese diplomacine shqiptare Policine e Shtetit dhe sistemet e saj.
Sipas kryeministrit Berisha nje vend te rendesishem ne buxhetin e 2011-es do te jene edhe projektet e reja si per mbjelljen e 20 milion rrenjeve ullinj dhe drureve frutore.