Strabizmi politik i PS-se ne refuzimin e ofertave te maxhorances
Partia Socialiste ka reaguar pas ofertes se kryeparlamentares Topalli qe opozita te zgjedhe kandidatin per Avokatin e Popullit dhe se shumica eshte e interesuar ta votoje. Ky gjest i shtrirjes se dores per respekt hasi tek pala tjeter ne kthimin e kurrizit si pa te keq. Keshtu ndodhi qe Saikeq Tahiri deputeti i socialisteve i ka thene plac pa u menduar fort per oferten e sinqerte te bere nga kryetarja e Kuvendit. Kete pune ai e ka bere pa u munduar sepse i eshte urdheruar keshtu nga kryezoti i tij i plotfuqishem Rama. Me pak se tre ore kohe i eshte dashur balenes se semure qe quhet PS ta cilesoje nje oferte bashkepunimi te sinqerte si nje pazar politik dhe se pazari i pushteteve nuk eshte oferte.
Sido qe te jete kusuri i ketij refuzimi sinjalizues eshte fakti qe ata qe mohojne oferta ose pazare me shpejt e me shume jane pikerisht ata qe kerkojne sa me shume e me shpejt pazare politike edhe mbi ligjin po te lejohet. Sic eshte e qarte me kete refuzim kerkohet nje pazar politik me i madh ku PS-ja mund te beje shoping mundesisht ne institucione kushtetuese dhe jokushtetuese. Mirepo vetiu eshte ashiqare se kapitalin per te shpenzuar ne perzgjedhjen e krereve te institucione Kushtetuese opozita e ka te kufizuar sipas takatit te marre nga ndarja e pushteteve dhe rezultatit te zgjedhjeve te fundit. Kryeministri Berisha me oferten e bere nepermjet zonjes Topalli sikur sondoi mundesine apo disponibilitetin e Partise Socialiste per te qene pjese e reformave integruese te vendit. Ndersa kreu i PS-se refuzoi direkt sepse ka oreks per me shume pushtet. Por fakti eshte se Avokati i Popullit eshte nje nga pozicionet kyc qe ka drejtesia shqiptare sepse mbron me statut interesat e popullit. Pavaresisht ketij refuzimi sinjali qe dha politika shqiptare ne pak dite eshte shkurajues per te ardhmen e reformave. Ka disa reforma te rendesishme qe e presin vendin perballe sfidave integruese por perkunder te gjitha parashikimeve PS-ja po tregohet jobashkepunuese. Mjaft te kujtojme mosvotimin e gjykates administrative aq te kerkuar nga biznesi dhe miqte amerikane per te kuptuar qendrimin anti-biznes dhe tejet konfliktual te opozites te pengmarre nga Rama. Mjerisht po perballemi me nje opozite te paafte qe nuk e ka pasur ndonjehere vendi me nje opozite krejt pa alternativa pa programe a ndonje vizion te qarte. Me keto kundershtime vetem sa kerkon sesi te klimatizoje nje destabilitet permanent per te synuar keshtu marrjen e pushtetit me dhune me revolucion komunist se me vote u provua ne zgjedhjet e fundit se deshton.
Miopia politike e opozites gjendet tek sharrimi i njerezve te saj per safari ne KLSH RTSH Avokaturen e popullit etj. Strabizmi i kreut te PS vjen pasi se ka ende te qarte cfare merr dhe cfare jep ne kembim te ketyre posteve kyc te shtetit shqiptar. Ai harron se keto institucione jane mburoja me e mire dhe anti-korpi i demokracise. Ndonese sjelljet e opozites jane me shume anti-demokratike sesa demokratike. Kumbimi i refuzimit stregon asgje per vete faktin se Rama sot ose neser mund te pranoje oferten e bere nga shumica. Ndonese shumica smund dhe sduhet ti ofroje nje pakete institucionesh PS-se. Do ti pranoje oferta e qeverise perpara zgjedhjeve lokale sepse fantazma e ish-liderit historik gjallon ne sutakun e tij. Fatos Nano tashme i ka shfaqur ambiciet e nje rikthimi te mundshem ne politiken aktive ne Partine Socialiste ose derisa ta perjashtojne dhe te krijoje levizjen e tij politike. Eumlshte e qarte tashme se Edi Rama ka frike nga hija e Nanos sepse vetem keshtu mund te interpretohet shkuarja e Rames ne tryezen e reformes zgjedhore kujtojme kishte 5 dite qe thoshte te kunderten vetem se pse Ilir Meta e Fatos Nano ishin takuar dy dite me pare dhe kishin diskutuar shume situata politike. Me pak fjale rikthimin e Nanos ne politike pervec Rames e kane frike edhe te gjithe ata qe brenda kampit te tij politik jo vetem qe nuk do te kishin me kurajen ta shikonin ne sy drejtperdrejt por edhe qe dine shume mire se tani e tutje nese Nano do te rikthehej ne politiken nuk do te kishte me vend per ta ne te njejtin vend me Nano.