E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico Madrid interesohet për Quaresman

Klubi spanjoll Atletico Madrid raportohet se është duke kërkuar anësorin e Interit, Ricardo Quaresma.
Portugezi ka dështuar të shkëlqejë në "Giuseppe Meazza" dhe druhet se do të mund të humbasë vendin në formacionin e Carlos Queiroz për Kupën Botërore nëse ata mposhtin Bosnjën këtë javë.
Drejtori sportiv i Atleticos, Jesus Garcia Pitarch, ka qenë në kontakt me agjentin e Quaresmas, Jorge Mendes, për një transferim të lojtarit në Madrid, që mund të realizohet madje që në afatin kalimtar të janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›