SHBA, ish-presidenti Bush jep deklaratën e parë zyrtare pas largimit nga presidenca

Ish presidenti amerikan George W Bush ka dhënë deklaratën e parë publike që pas largimit të tij nga posti presidencial.
Ish- presidenti Bush ka thënë se është duke bërë një jetë të qetë në një zonë të Teksasit me bashkëshorten e tij Laura Bush që pas largimit nga detyra.
Bush mbrojti vendimmarrjet e tij gjatë 8 viteve që ai kishte qënë në pushtet dhe që është kritikuar shpesh për pikëpamjet e tij politike si brënda dhe jashtë vendit.
"Kam bërë gjithmonë atë që besoja se është në interes të vendit" tha Bush përballë pjesëmarrësve në Southern Methodist University.
Ky universitet do të krijojë në emër të ish-presidentit një institut të politikave publike bashkë me një arkivë dhe një muze.
Ish presidenti tha se veproi instiktivisht në mbështejtjen e bankave në përpjekjen për të rritur tregjet financiare të kredisë kur ekonomia ishte në rënie.
Bush u mbështet në tregtinë e lirë dhe besonte që qeveritë e shteteve nuk do të tundoheshin për të zëvendësuar ekonominë e lirë me shpenzimet qeveritare.
Bush pranoi gjithashtu se do të marrë pjesë në projektin pesë vjeçar të universitetit të Virxhinias. Ai do të intervistohet në bazë të projektit të këtij universiteti.