E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, fillojnë përgatitjet për Krishtlindjet

Krishtlindjet kanë filluar që të festohen që të enjten në New York. Një pemë Krishtlindjesh është inaguruar në praninë e mijëra njerëzve dhe qytetarëve në sheshin Rockfeller. Pema e Krishtlindjeve ishte një bredh i sjellur nga Norvegjia i cili kishte një gjatësi prej 23 metrash. Por pema ende nuk ka filluar që të ndriçohet.
Ky bredh u soll gjatë ditës që u inagurua me një kamion të tonazhit të rëndë nga qyteti i Easton, në shtetin Connecticut. Ngjarjen e sjelljes së pemës si edhe të inagurimit të kësaj dite kaq të veçanti e përjetoi me shumë kënaqësi Maria Corti.
" Është e jashtëzakonshme. Pema e krishtëlindjeve është simboli i një feste shumë të veçantë. Të gjithë njerëzit janë të lumtur në prag të kësaj feste. Corti është në një farë mënyre kumbare e këtij evenimenti kaq të veçantë, pasi ajo vetë personalisht e zgjodhi bredhin që nga zona e Easton, në shtetin Connecticut dhe më pas me anë të fotos autoritetet e qendrës Rockfeller e pranuan propozimin e Cortit.
Për zonjën Corti, ngritja si edhe ndriçimi i pemës së veçantë është një ritual i përvitshëm të cilin ajo e ndjek për çdo vit. Pema e veçantë e Krishtëlindjeve do të jetë e rrethuar prej një tel elektrik me gjatësi 8 km, i cili do t'i japë ndriçim rreth 35 mijë llambushkave të ngjyrave të shumëllojshme. Maja e kësaj pemë do të jetë e zbukuruar me një kurorë kristali e dhuruar nga kompania e argjendarive Zvarovski. Si në çdo ceremoni të pëvitshme, siç ndodh që nga viti 1933, pema do të ndriçojë llambushkat e saj në Ditën e Falenderimeve me datë 2 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›