E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Udinese pas Xhemajlit

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 10:08

Paraqitjet e mira të Blerim Xhemajlit me Parmën në këtë stinor nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga klubet më të mëdha italiane. Pas Napolit, i cili po insiston t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit shqiptar, për reprezentuesin zviceran interesim së fundi ka shfaqur edhe Udinese, e cila shkëlqeu në kampionatin e sapopërfunduar.

Sipas mediave italiane, bardhezinjtë janë në kërkim të zëvendësuesit të Gokhan Inler, i cili pritet t’i bashkohet Napolit ose Bayer Leverkusenit. Dhe, udhëheqësit e klubit italian e shohin 25-vjeçarin me prejardhje nga Maqedonia si zëvendësues ideal të mesfushorit zviceran.

Gjithashtu, mediat italiane kanë raportuar të enjten se në këmbim të gjysmës së kartonit të Xhemajlit, Udine është e gatshme t’i ofrojë Parmës gjysmën e kartonit të mesfushorit italian, Candreva.

Aktualisht, kartoni i Xhemajlit është në bashkëpronësi të Parmës dhe Torinos. Kësaj të fundit, Napoli po insiston t’ia blejë gjysmën e kartonit që e posedon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›