E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico ka refuzuar 122 milione euro

Atletico de Madrid ka refuzuar mundesine per te shtuar ne arke 122 milione euro per kater lojtare, te cilet i ka mbajtur ne skuader, pas rikthimit te klubit ne Ligen e Kampioneve. Los Colchoneros kane pasur nje fushate te suksesshme sezonin e kaluar dhe kjo ka qene arsyeja qe shume skuadra te medha evropiane jane interesuar per sherbimet e lojtareve te Atleticos. Megjithate hierarkia e drejtuesve te skuadres nga kryeqyteti spanjoll eshte betuar se nuk do te lejoje largimin e asnjerit nga lojtaret e medhenj nga skuadra. Atraksioni kryesor per skuadrat e medha ka qene Sergio Aguero per te cilin jane interesuar Manchester Unitedi dhe Real Madridi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›