Alarmi i Ashdaun, Bosnjes e Hercegovines i kercenohet shperberja
Bosnja e Hercegovina eshte me afer se kurre shperberjes qe prej fundit te luftes, derisa Bashkimi Evropian duhet te bej me shume per te evituar ndarjen e mundshme, ka shkruar ne nje artikull per gazeten "Observer" ish-perfaqesuesi i larte per Bosnjen e Hercegovinen, Paddy Ashdown. "Radovan Karaxhic me ne fund eshte rruges per ne Hage. Por ndarja e Bosnjes per te cilen ai ka enderruar tani eshte me afer realizimit sesa ndonjehere me pare qe prej se ka qene ne arrati", thekson Ashdown. Ai ka terhequr vemendjen se Republika Serbe e Bosnjes ka themeluar institucione paralele me shtetin dhe se eshte duke punuar ne ndarjen e Bosnjes e Hercegovines. "Brukseli duhet t'i kundervihet perpjekjeve per minim te shtetit te Bosnjes e Hercegovines", ka theksuar Ashdown.