Maradona: Messi, duhet te rritesh!
BUENOS AJRES - Legjenda e futbollit, Diego Maradona, mendon se Lionel Messi ka nevoje te rritet pasi qe ende vazhdon pavendosmeria e tij per te marre pjese ne Lojerat Olimpike. Barcelona po mundohet ta ndaloje mesfushorin e krahut per ta perfaqesuar kombetaren e Argjentines ne Lojerat Olimpike te Pekinit. Ndersa nga ana tjeter Messi deshiron te jete pjese e skuadres Kombetare ne Kine. Ndersa ish-asi i Argjentines ka dhene pikepamjet e tija ne lidhje me situaten e krijuar dhe beson se Messi duhet te veproje si i pjekur ne kete situate. "Messi duhet te vendose se cka deshiron te beje. Mendoj se ai duhet te tregoje me teper karakter, dhe mendoj se kjo eshte pikerisht koha kur ai duhet te behet burre", ka thene Maradona.
Skuadra spanjolle, Barcelona nuk do t'ia lejoje yllit te saj, Lionel Mesi pjesemarrjen ne Lojerat Olimpike ne Pekin. Perzgjedhesi i skuadres olimpike te Argjentines, Serhio Batista, ka bere te ditur para dy ditesh emeroren e futbollisteve ne te cilet llogarit per Lojerat Olimpike ne Pekin, ne mesin e te cileve eshte edhe 21-vjecari Lionel Mesi. Megjithate, drejtuesit e Barcelones po mundohen qe ta ndalojne udhetimin e yllit te tyre ne Kine. "Duam qe t'i kemi te gjithe futbollistet ne dispozicion per rrethin paraeliminator te Liges se Kampioneve. Ne mendojme se kemi te drejte qe Mesit te mos i lejohet shkuarja ne Pekin", ka theksuar sekretari i pergjithshem i Barcelones, Tsiki Begiristain. Ne anen tjeter, drejtuesit e Federates argjentinase te futbollit jane te sigurt se Mesi do te jete i pranishem ne Pekin, ngase sipas tyre do te jete FIFA, ajo qe do t'i lejoje nje gje te tille lojtarit.