E Diel, 1 Nëntor 2026

Atletico pas Quaresmas

Atletico Madrid është i interesuar për mesfushorin e Interit, Ricardo Quaresma, kanë njoftuar të shtunën mediat spanjolle.

Ylli portugez ka dështuar plotësisht pas transferimit në Inter në verën e vitit të kaluar ndërsa rrezikon të mos ftohet në Kombëtare për Kampionatin botëror 2010 nëse mposhtin Bosnjën në play-off.

Drejtori sportiv i Atleticos, Jesus Garcia Pitarch ka qenë në kontakt me menaxherin e Quaresmas, Jorge Menes rreth mundësisë së transferimit në Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›