E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca në sfidë të vështirë përballë Irlandës

Franca është gati për ndeshjen e sotme në Dublin ndaj Irlandës ku do të kërkojë për t'u kualifikuar për në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm. Franca Kampione e Botës në vitit 1998 dhe finaliste në vitin 2006 do të ketë një ndeshje të vështirë sot kundër një Irlande në formë dhe që drejtohet nga trajneri me përvojë Trapatoni. Lojtarët francezë janë shumë të preokupuar ndaj kritikave që kanë bërë tifozët e Gjelave për mos kualifikimin direkt në Botëror. Tierry Henry mund të jete një lojtar kyç i skuadrës franceze i cili deklaron se duhet të kërkojnë që të luajnë mire, por nuk do të jetë e lehtë pasi do të ketë një mbështetje të madhe për Irlandën nga 80 mijë të pranishmit në stadium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›