E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia kundër Bosnjes, mungon Ronaldo

Portugalisë do t'i mungojë kapiteni Kristiano Ronaldo në ndeshjen e sotme të Playy Off-it kundër Bosnje Hercegovinës, por luzitanët janë mëse të karikuar se do të jenë ata që do të shkojnë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Portugalia i përfundoi eleminatoret e Botërorit në vendin e dytë të grupit të parë pas Danimarkës dhe Ronaldo nuk do të ndihmojë skuadrën e tij për shkak të një dëmtimi në kavilje. Trajneri i kombëtas Karlos Queiroz ka deklaruar se ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë skuadrën portugeze dhe jo vetëm për atë. Bosnja është një nga kombëtaret më në formë në Ballkan me një sulmues si Edin Dzeko, por nga ana tjetër është edhe mbrojtja portugeze që ka pësuar më pak gola në këto eleminatore vetëm 5 të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›