Estoni - Shqipëri 0:0

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka mundur të nxjerrë më shumë sesa një barazim në ndeshjen miqësore si mysafire e Estonisë, e zhvilluar të shtunën.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0, ndonëse kuqezinjtë kanë dominuar në posedim të topit dhe në krijim të rasteve për shënim, por që dështonin ti konkretizonin.
Loja të cilën e aplikoi Shqipëria nuk ishte edhe aq e mirë, por as nuk mund të thuhet se luajti dobët. Si zakonisht, Shqipëria më shumë ishte e përqendruar në mos pësim të golit, por edhe përpiqej për të shënuar.
Ekipi kombëtar ndeshjen e filloi me katër lojtarë në mbrojtje, pesë në mesfushë dhe Hamdi Salihi ishte i vetëm në sulm.
Megjithatë, shqiptarët krijuan më shumë raste shënimi sesa vendasit, të cilët mirë luanin në mesin e fushës dhe nëpërmjet kundërsulmeve u mundonin të shënonin. Në pjesën e parë, Shqipëria i pati tri raste të mira shënimi: dy nëpërmjet Salihit, kurse një nëpërmjet Hykës. Edhe në pjesën e dytë, kuqezinjtë i krijuan dy-tri raste nëpërmjet Currit e Hykës.
Por, rastin më të mirë në ndeshje e pati Estonia për të shënuar gol, kur Vasiliev qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë në minutën e 85-të.
Dy minuta më vonë, Piiroja u përjashtua nga loja, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me çrast Estonia mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Pas kësaj, koha deri te fundi i takimit ishte e shkurtër që shqiptarët ta shfrytëzonin epërsinë numerike të lojtarëve për të realizuar gol.
Po ashtu, Estonia shënoi një gol, por u anulua nga gjyqtari pasi më par ishte shkaktuar ndërhyrje e palejuar në portierin Isli Hidi.
Megjithatë, kjo ndeshje u cilësua shumë e rëndësishme nga selektori i Shqipërisë Josip Kuze, i cili e ka vlerësuar si një provë të parë për edicionin e ri.
Jemi duke punuar shumë rreth përgatitjes së ekipit për eliminatoret e ardhshme. Mbrojtja luajti mirë ndaj Estonisë, kurse në sulëm duhet punuar diçka. Lojtarët e rinj do të jenë prioritet për Kombëtaren edhe në të ardhmen, ka deklaruar Kuze i cili në këtë takim u dha rast të luajnë disa lojtarëve të rinj nga kampionati shqiptar.