Atletiko-Barcelona superpërbllja për Kupën
Madrid - Futbolli spanjoll garanton sonte për të gjithë sportdashët një superndeshje, atë mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës. Kjo përballje gjigandësh është e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë. Të dyja skuadrat janë përfaqësuese të futbollit iberik edhe në kompeticionin më të rëndësishëm të Europës, në Ligën e Kampioneve.
Skuadra e Barcelonës po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin spanjoll, duke u renditur e para me 44 pikë, 14 më shumë se Atletiko që zë vendin e pestë. Megjithatë, përballja e kësaj mbrëmjeje nuk ka lidhje aspak me ecurinë në kampionat, dhe për këtë skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin sonte.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Vinsente kalderon” në orën 20:00. Ndeshjet e tjera të Kupës së Mbretit për këtë tur do të luhen ditën e mërkurë dhe të enjte.