Cana në dyshim kundër Auxerre
Kapiteni i Olimpique Marseille, Lorik Cana, mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës, të cilën skuadra e tij do ta zhvillojë në udhëtim kundër Auxerre.
Mesfushori shqiptar ka lënduar kërcin e gjurit dhe është në dyshim për ndeshjen e javës së njëzet në Ligën e Parë franceze, megjithatë do të bëhen disa teste në ditët në vijim dhe të shtunën do të vendoset nëse Cana do të inkuadrohet në lojë ose jo. Mosinkuadrimi i kosovarit do të ishte një hendikep i madh për Marseille duke marrë parasysh humbjen e fundit prej 3-0 në shtëpi nga Nancy, me ç'rast Marseille ka zbritur në pozitën e pestë dhe ka gjashtë pikë më pak se lideri i tabelës, Lyon.