E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani luan miqësoren e shumëpritur me Hamburgun

Dubai - Skuadra e Milanit do të luajë sot ndeshjen miqësore me skuadrën gjermane të Hamburgut në Dubai, aty ku po kryen fazën përgatitore. Kjo miqësore pritet me një interes të jashtëzakonshëm, pasi me kuqezinjtë pritet të debutojë edhe anglezi, David Bekam. Bekam do të jetë nën urdhërat e Ançelotit deri në fund të marsit, dhe më pas do të rikthehet tek Los Anxhelos Galaksi.

Në miqësoren e sotme pritet të shihen edhe yjet e tjerët të skuadrës kuqezi, si: Ronaldinjo, Kaka’, Pirlo, Shevçenko, etj. Kjo miqësore pritet t’i vlejë shumë Ançelotit përpara takimit me skuadrën e Romës në Serinë A. Hamburgu është një nga skuadrat më të suksesshme në Gjermani këto vitet e fundit. Aktualisht kjo skuadër renditet në vendin e pestë me 33 pikë, aq sa ka edhe Leverkuseni me Hertën që ndodhen më lart në tabelë, pasi kanë golavorazhin më të mirë.

Kampionati italian do të rifillojë këtë fundjavë, ndërsa ai gjerman në fund të muajit janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›