Milani siguron marrjen e Pennant nga Liverpuli
Skuadra e Milanit duket se ka siguruar marrjen e futbollistit të Liverpulit, Xhermein Llojd Penant, të paktën në merkaton e verës. Kontrata e mesfushorit të Liverpulit skodon në muajin gusht, dhe ky klub rrezikon ta lëshojë me parametra zero. Drejtuesit e skuadrës angleze dëshirojnë ta kenë edhe një vit tjetër në gjirin e tyre lojtarin me ngjyrë, por hapësirat e tij këtë vit janë ngushtuar ndjeshëm tek ky ekip.
Lojtari vetë nuk pranon absolutisht të shtyjë kontratën me klubin e tij në kushtet aktuale. Kjo ia lehtëson mjaft punët skuadrës italiane, pasi sipas Corriere dello Sport Penant është i gatshëm plotësisht të debutojë në mesfushën kuqezi.
Penant mbush në datë 15 janar 26 vjeç, duke premtuar mjaft për të ardhmen e tij. Ai shihet si një zëvëndësues i denjë i Serxhinjos tek Milani, pasi ky i fundit i ka dhënë fund futbollit të luajtur.