E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletiko Mineiro e Ronaldinjos fiton “Copa Libertadores”

Ronaldinjo Gauço Asis Moreira ka shënuar edhe një histori me emrin e tij në futbollin modern. Ai është lojtari i tretë që ka shënuar “het-trik” të trofeve më të rëndësishëm në futbollin botëror. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, braziliani ka fituar edhe “Copa Libertadores”.
Skuadra e tij, Atletiko Mineiro në finale ka mposhtur skuadrën e Olimpisë së Paraguajit pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt ka përfunduar 2-0, por skuadra e Ronaldinjos kishte humbur takimin e parë në Paraguaj 0-2. Kështu që është dashur “ruleta e penalltive”, ku fitues ka dalë Atletiko Mineiro, që në gjysmë finale kishte eliminuar skuadrën e Old Bojs, që drejtohej nga trajneri actual im Barcelonës, Martino. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›