Maqedoni, arrestohen 51 shtetas shqiptarë pa leje qëndrimi
SHKUP - Policia e Maqedonisë ka vënë në pranga 51 shtetas shqiptarë në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, të cilët qëndronin ilegalisht në territorin maqedonas.
Aksioni është realizuar nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, ndërsa në kontrollin e zbatuar në 10 lokacione janë zbuluar 32 persona në Tetovë dhe 19 në Gostivar.
Shtetasit shqiptarë, shumica e të cilëve janë nga Kukësi, Librazhdi dhe Peshkopia, janë të moshës 17 deri 57 vjeçe dhe punonin kryesisht në ndërtim, sektorin e mobilierisë apo punë te tjera fizike. Mësohet se personat e arrestuar do të kthehen në Shqipëri.
(er.nu/BalkanWeb)