E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, mbreti anulon aktivitetet dhe shpall 7 ditë zi në rajonin e Galicias

MADRID- Mbreti Juan Carlos i Spanjës dhe princi trashëgimtar, Felipe pezulluan sot aktivitetet e tyre zyrtare pas aksidentit hekurudhor që shkaktoi 77 të vdekur në Galicia, duke shpallur shtatë ditë zi.

"Mbreti dhe princi do të pezullojnë aktivitetet e tyre në shenjë zie", deklaroi zëdhënësi i pallatit mbretëror.

Ndërkohë, presidenti i rajonit të Galicias, Alberto Nunjez Feijo u shpreh se kjo ishte periudha e zisë më domethënëse në historinë e rajonit.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›