Atletiko e Madridit fitoi Kupen e Spanjes
Atletiko e Madridit u bë fituese e Kupës së Spanjës, duke mundur më në fund Realin e Madridit. Atleti fitoi 2-1 finalen e luajtur në “Santiago Bernabeu” duke pronësuar kupën e 10-të të Mbretit në histori, në një përballje ku pati shumë fat.
Përshtypja gjithsesi ishte se kjo ndeshje do të ecte në traditën e viteve të fundit, në favor të Realit. Kristiano Ronaldo shënoi shpejt
Atletiko nuk u dorëzua pavarësisht kësaj. Fillimisht provoi Gabi.
Më pas, një aksion i madh i Radamel Falkaos i dha mundësinë Diego Kostës të barazonte rezultatin.
Reali nuk deshi të pajtohej me këtë rezultat. Skuadra e Murinjos iu afrua golit me atë të kroatit Luka Modriç.
Pastaj, Mesut Ozil goditi shtyllën.
Pjesa e dytë ishte thuajse e gjitha e “merengesve”. Benzema goditi shtyllën numër 2 dhe Mesut Ozil humbi golin e sigurt.
Më pas, ishte radha e Ronaldos për të goditur një tjetër shtyllë.
Veçse, vrulli ra dhe pak minuta para fundit të kohës së rregullt gjyqtari Klos Gomez përjashtoi Zhoze Murinjon. Ndoshta, në ndeshjen e fundit të kupës si trajner i Realit.
Sapo nisi shtesa u kuptua se Atletiko kishte hyrë në fushë me më shumë besim.
Diego Kosta thuajse shënoi golin e dytë, por Diego Lopez priti.
Por, skuadra e trajnerit Simeone e kishte mbledhur mendjen dhe kaloi në epërsi.
Zhoao Miranda ishte autor i golit.
Në shtesën e dytë, Reali iu afrua shumë barazimit. Ozil mori top nga Di Maria, por nuk u lejua të shënonte nga portieri Kurtua.
Nervat e të bardhëve ishin në qiell dhe Kristiano Ronaldo u përjashtua me të kuq. Një fund i hidhur ky për Realin e Zhoze Murinjos.