E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho e pranon ky është sezoni më i dështuar i karrierës

“Atletico Madrid nuk ishte fituesi i drejtë i Kupës së Mbretit por edhe pse humbëm kam kurajo të dal e të flas si kur fitoj ashtu edhe kur pësoj humbje, nuk fshihem”. Janë këto fjalët e para të Jose Mourinhos në konferencën pas humbjes me Atleticon në finalen e Kupës së Mbretit në të cilën portugezi u ndëshkua me të kuq ashtu si Ronaldo dhe që të dy munguan në ceremoninë e dhënies së trofeut.

Sidoqoftë, Mourinho nuk zyrtarizon asgjë për të ardhmen duke lënë ende çdo mundësi të hapur por pranon se ky ka qenë sezoni më i dështuar në karrieren e tij futbollistike.

I pyetur nga gazetarët rreth një rikthimi të mundshëm te skuadra e Chelsit ai thekson se: “Eshtë normale që më kërkon një skuader e tillë me të cilen vazhdoj të kem raporte shumë të mira, ashtu siç dëgjoj emra trajnerësh që mund të ulen në stolin e Real Madridit. Por akoma nuk kam biseduar me presidentin, do të jetë një diskutim i ballë-përballë dhe gjithçka do të bëhet e ditur sa më shpejt të jetë e mundur”, vijoi “Special One”.
Ndërsa i pyetur nëse ky sezon është i dështuar për të te Reali i Madridid, portugezi e pranoi duke thënë se është edhe sezoni më negativ në karrierën e tij si trajner por më pas bëri një rezyme të titujve të fituar këto 3 vjet me Realin duke i krahasuar ato sipas Mourinhos me ekipin më të fortë në botë që është Barcelona.
Gjithsesi ajo që duhet theksuar është fakti se Mourinho pas dështimit të radhës ka shumë pak shanse që të vazhdojë sezonin e ardhshëm në krye të stolit të “Galaktikeve”. Largimit të tij i shtohet edhe urretja që kanë krijuar tifozët e Madrilenëve kundrejt portugezit sidomos me përçarjen që ai ka bërë në skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›