E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni e përfundon si kampion

Bayern Munchen e ka përfunduar në mënyrën më të mirë edicionin në Bundesliga. Skuadra bavareze e mposhti 4 me 3 Borusia Monchendladbachun.

Bayern ishte duke pësuar në pjesën e parë me rezultat 3 me 2. Ta 5 golat u shënuan në 18 minutat e para të ndeshjes ndërsa për Bayernin realizuan Martinez e Ribery.

Bayerni në pjesën e dytë e tregoj fytyrën e vërtetë duke dominuar totalisht. Ribery dhe Robben realizuan në minutat 53 dhe 59 për fitoren e bavarezëve.

Me këtë fitore Bayern arrin në shifrën e 91 pikëve, që përban edhe një rekord në Bundesliga./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›