Atmosferë e vakët e tifozëve para ndeshjes me Danimarkën
Tirana nuk ka qenë shumë e ndezur orëve të paradites në prag të sfidës me Danimarkën. Flamujtë e zakonshëm dhe bluzat e Kombëtares janë shfaqur në rrugët por shitësit thonë që nuk kanë patur punë. Ndeshja që do të luhet në ora 20:30 në stadiumin “Qemal Stafa” pritet të ketë edhe tifozë danezë ndërsa disa prej tyre e kanë përfituar të bëjnë një xhiro turistike nëpër Shqipëri.
Danimarka në këtë ndeshje kërkon me ngulm fitoren pasi siguron kualifikimin në botëror por kjo nëse Portugalia mund Hungarinë dhe Suedia nuk fiton me Maltën. Kombëtarja jonë nga ana tjetër luan pa ndonjë presion dhe trajneri Kuze ka pranuar se do të sulmojnë për të shënuar. Megjithatë një sukses i mundshëm i Kuqezinjve duket i vakët sipas shoqërive të basteve. Mesatarisht me koefiçentin 6 shënohet triumfi i Shqipërisë dhe 1.6 ai i Danimarkës. Në zonën Europiane luhen 25 takime ku Spanja dhe Anglia janë në prag të kualifikimit për në finalet e Kupës së Botës 2010. Disa këtyre ndeshjeve përfshi Shqipëri – Danimarkë por edhe sfida të Amerikës së Jugut.