Atmosfere elektrizuese stadiumi i tejmbushur
Ketu eshte akomoduar skuadra jone perfaqesuese prej dites se djeshme ashtu sikunder edhe ajo rumune. Por nese per vendasit ky qytet me klimen dhe vecantine e tij nuk perben ndonje risi apo problem per kuqezinjte e Kuzhese eshte tjeter gje. Duke filluar nga hoteli me tre yje ku jane akomoduar dhe per te vijuar me temperaturat e uleta Piatra Neamt asesi nuk ka qene aq mikeprites per lojtaret e Kombetares shqiptare kjo te pakten sipas asaj qe raportojne mediat rumune prezente ne terren.
Akomodimi - Kuqezinjte jane nisur dje nga Rinasi rreth ores 9-te te mengjesit dhe pasi kane mberritur ne te kaluar te mesdites ne qytet jane akomoduar ne nje hotel me tre yje i cili si fillim eshte dukur sikur nuk ka qene ne lartesine e kerkuar nga stafi i Kombetares shqiptare por ne ne fakt alternativat per nje hotel me te mire ne kete qytet kane qene te pakta per te mos thene qe nuk kane ekzistuar fare. Kjo pasi edhe perfaqesuesja rumune eshte akomoduar ne nje hotel thuajse te njejte. Qyteti Piatra Neamt i njohur me se shumti per muzete nuk disponon hotele me 4 dhe 5 yje ndaj edhe perzgjedhja ka qene e detyrueshme. Gjithsesi sipas shefit te marredhenieve me mediat ne FSHF Tritan Kokona i ndodhur se bashku me ekipin kushtet brenda edhe pse hotel me 3 yje kane qene te mira.
Temperaturat - Nje problem i madh per lojtaret shqiptare kane qene edhe temperaturat e uleta qe kane gjetur me te zbritur ne token rumune. Duke qene se deri diten e pardjeshme ne Shqiperi kane pervijuar temperatura te larta mbi 30 grade dje ne Piatra Neamt kuqezinjte jane perballur me nje klime qe nuk i kalonte te 13 grade celsius. Kjo ulje e ndjeshme ka ndikuar jo pak te skuadra jone por absolutisht per vendasit te cilet jane mesuar me te tilla temperatura. Per tu theksuar eshte fakti se qyteti eshte ne verilindje te Rumanise ne kufi me Moldavine dhe muajin me te ngrohte e ka pergjithesisht ne korrik dhe duke filluar nga mesi i gushtit temperaturat nisin e bien ndjeshem derisa arrijne mesatarisht ne -5 grade gjate kohes se dimrit.
Atmosfera - Vlen te permendet se ne qytet ka mbizoteruar nje atmosfere elektrizuese e cila ka befasuar lojtaret dhe stafin e skuadres sone. Qe nga mberritja ne aeroport udhetimi me autobus dhe ne stervitje dhe konference per shtyp ka pasur nje interesim te jashtezakonshem si te mediave rumune por edhe te tifozeve. Keta te fundit kane mbushur qe dje rruget e qytetit i cili ka qene i mbuluar me flamuj rumune sikur te ishte ne nje dite feste.