Franca sdi me te fitoje humbet me Bjellorusine
Francezet jane mundur 1-0 ne Parc de Prince duke vazhduar me serine negative qe ka nisur qe me ndeshjet e para te Boterorit 2010. Dhe nese asokohe faji i vihej ish-trajnerit Rajmond Domenek mbreme u gjet si justifikim mungesat e shumta te yjeve te kesaj skuadre pjesa me e madhe e te cileve kane qene te pezulluar ndersa Nasri dhe Gurkuf te demtuar. Me nje skuader totalisht te re dhe me lojtare qe kishin luajtur shume pak me pare me gjelat. Blank u mundua ti merrte pike te vlefshme Bjellorusise duke percjelle edhe nje atmosfere disi me pozitive rreth ekipit te tij. Nuk ndodhi keshtu. Qe ne pjesen e pare ai humbi per shkak demtimi nje lojtar si Zheremi Menez dhe vuajti shume mungesen e nje pyke ne zone ai qe duhej realisht qe te shtynte topin ne rrejte. Duke mos pasur ne dispozicion edhe Karim Benzemane Blank i vari shpresat tek Harau dhe me pas te Saha por qe te dy keta lojtare nuk arriten te ishin konkrete te porta e Zhevnov. Nga ana tjeter bjelloruset luajten me shume per te marre nje pike ndaj francezeve duke u mbrojtur shume dhe duke perdorur kundersulmin. Pikerisht ne nje te tille me vetem tri pasime bjelloruset arriten qe te shenonin ne minutat e fundit te takimit duke bere surprizen me te madhe te ndeshjeve te mbremjes se djeshme ne te gjitha grupet. Autori i golit ka qene Kisljak i cili u fut ne loje si zevendesues ne minuten e 74-t ne vend te Vitali Kutuzov.