E Enjte, 5 Nëntor 2026

Atmosferë festash , në kohë pandemie pranë shtëpisë “Shpresa e Jetës” Gjirokastër .

Prej nisjes se pandemisë në vendin tonë  vështirësia  më e madhe vijon të jetë për moshat e treta. Të izoluar  nën strehë janë 60  të moshuar në shtëpinë “Shpresa e Jetës “ në Gjirokastër, të cilët po përjetojnë një vit të lodhshëm e të vështirë. Në këto ditë të fundvitit , për të zbehur stresin e banorëve , stafi kujdesor  ka nisur të sjellë atmosferën e festave,  i cili starton me dekorimin e ambjenteve të brendshme dhe me festimin e ditëlindjeve ndryshe për çdo të moshuar. Drejtori I këtij insitucioni Arianit Muho shprehet se janë munduar nëpërmjet stafit për t’ju ardhur në ndihmë të moshuarve.

-Është një vit shumë i vështirë në institucionin tonë. Prej nisjes së pandemisë morëm masa për izolimin total të të moshuarve. por nga ana tjetër edhe të stafit të cilët kanë punuar pa pushim, për tu kujdesur, sepse për shkak të moshës ata kanë patur probleme psikologjike dhe janë rënduar fizikisht. Fatmirësisht nuk kemi patur raste të prekura ndërsa për të ndryshuar pak jetën në këtë shtëpi nisëm të dekorojmë  ambjentin. Përpiqemi t’ju sjellim pak atmosferë, sepse janë një shtresë shoqërore që kanë shumë nevojë kjo edhe për faktin se ata janë larg familjeve dhe e vetmja banesë e përhershme për ta është pikërisht këtu.

Për të moshuarit izolimi ka qënë i vështirë, pasi bëhet fjalë për një periudhë  të gjatë  e të lodhshme, por të ndërgjegjësuar mbi situatën me të cilën po përballet vendi,  ata shprehen se ndihen më të sigurt brenda mureve të godinës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›