E Enjte, 5 Nëntor 2026

Banorët e fshatit Gurras në protestë për kanalizimet

Banoret e fshatit Gurras ne Pogradec kane dale sot ne proteste kunder punimeve qe jane duke u kryer ne fshatin e tyre per ndertimin e rrjetit te kanalizimeve te ujerave te zeza. Ata pretendojne se eshte krijuar rremuje e balte ne te gjithe fshatin per shkak te carjes se rrugeve nga ana e firmes, ndersa kane kerkuar qe e gjithe rruga kryesore e fshatit te asfaltohet:

I kontaktuar Fisnik Zeneli, inxhinier i firmes qe eshte duke kryer punimet, tregon se kjo eshte faza e pare e projektit e cila perfshin vetem gjysmen e fshatit, ndersa ne fazen e dyte do te punohet edhe ne pjesen tjeter. Sipas inxhinierit, firma eshte e detyruar ti permbahet kontrates se firmosur duke sjelle ne gjendjen e meparshme vetem ato rruge dhe ato siperfaqe ne te cilat eshte nderhyre per rrjetin e kanalizimeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›