E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tona: Fshati Gjonomadh së shpejti me ujësjellës të ri

Gjatë vitit që po lemë pas si në qytet ashtu dhe në zonat rurale Bashkia e Korçës ka kryher ndërhyrje në disa fshatra kryesisht për problematikën e ujit. Nënkryetari  I kësaj Bashkië Thanas Tona bën me dije se gjatë këtij viti janë ndërtuar ujësjellësa në disa fshatra, janë kryher rehabilitime rrugësh brenda në fshat por dhe përmes parcelave bujqësore për tu ardhur në ndihmë fermerëve. Investime të tjera gjatë vitit 2021 do të bëhën edhe në disa fshatra të tjerë të cilët kryesore kanë problemin e ujit. Një problem qe bashkia jonë e ka të zgjidhur është përpunimi I mbeturinave dhe I ujrave të zeza.

Një premtim I bërë nga ana e bashkisë është dhe ujësjellësi në fshatin Gjonomadh. Tona bën me dije se duhet një dakortësi me të gjithë banorët e fshatit për të kryer një investim të tillë.

Pritet që gjatë viti që vjen 60 fshatrat e bashksië së Korçës ta kenë të zgjidhur problemin e furnizimit 24 orë me ujë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›