Ato flokë! Ata sy! Adhuruesit e tij!

Vajza bëhuni gati! Idoli i juaj po vjen. Kësaj radhe as me ndonjë koncert dhe as me ndonjë thashetheme. Por me filmin e tij për jetën e tij dhe suksesin që e arriti qysh në një moshë të re. Dhe e tërë kjo vjen nga regjisori Jon M. Chu me filmin e tij dokumentar “Justin Bieber: Never Say Never” që nga e hëna në të premte do të shfaqet në DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO.
Ju nuk keni nevojë që të flisni shumë për seks, kur dikush ka aq shumë adhuruese, femra adoleshente. Por, Justin Bieber nuk është i dalë mode, sepse përpos që është idol i tinejxherëve ai është edhe një seks simbol, figura e të cilit po njihet më shumë se Donny Osmond dhe më pak se ajo e Elvis Presley. Kur vajzat e vogla të kuptojnë, muzika dhe personaliteti sigurisht janë prapa kësaj pike.
Kështu është edhe filmi “Never Say Never”, një film biografik për një tinejxher që sivjet i ka mbushur 17 vjet, që ka adhurues të shumtë pavarësisht talentit dhe modës që ka si këngëtar dhe valltar.
Ai e nxeh temperaturën në 180 gradë Celsius në çdo kohë dhe në çdo rast. Ai është një fotografi e gjallë e një personalitetit që tashmë ka një mbiemër dhe njihet nga shumica e tinejxherëve në botë.
Për këtë filmi është i xhiruar në teknikë tredimensionale, i përcjellë me spektakël brenda tij, me lodra të kompanisë dhe gjëra të ndryshme që Bieber i ka bërë për këto vite në koncertet e ndryshme që ka mbajtur.
Skenat e koncerteve, edhe pse në mënyrë sipërfaqësore, janë xhiruar nga kamera tredimensionale dhe në nivel të lartë. Në film kemi edhe duetin e Bieber me Miley Cyrus, ku vetëm pas 16 muajve ai fillon që të jetë një shembull i pashoq në muzikë dhe një shembull për të gjithë adoleshentët e botës.
Për plot 70 apo 80 minuta, në film kemi çmenduritë në prapaskenë, atmosferën pas koncerteve dhe xhirime interesante që bëjnë të kemi një film më shumë së dokumentar. Pra “Kurrë mos thoni kurrë” sepse, pavarësisht moshës së tij, Bieber është njëri prej personave më të adhuruar në botë dhe ndonjëherë ia kalon edhe Lionel Messi, sidomos kur janë në pyetje vajzat e bukura. Atë e adhuron madje edhe Kim Kardashian, e cila shpesh kishte thënë se do të dëshironte që Justin të ishte i një moshe me të. Dhe e tërë kjo magji vjen në DigiGold nga e hëna në të premte në javën e fundit të muajit tetor.
JUSTIN BIEBER: NEVER SAY NEVER
Regjia: Jon M. Chu; drejtor i fotografisë: Reed Smoot; montazha: Avi Youabian, Jay Cassidy dhe Willian Moul; muzika: Deborah Lurie; producentë: Scooter Braun, Justin Bieber, Antonio Reid, Usher Raymond IV, Dan Cutforth dhe Jane Lipsitz; Distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 45 minuta. Filmi është dokumentar.