Aty ku arkitektura takon pikturen
Celet sot ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar ekspozita vetjake e arkitektit Agron Jano. Do te perfshihen ne kete ekspozite vizatime e piktura qe autori i ka realizuar ne periudha te ndryshme kohore. Ato jane te ndara ne periudha te ndryshme kohore. Nje pjese u perkasin viteve 1977-1990 te tjera periudhes 1991-1994 te cilat Jano i ka realizuar gjate qendrimit te tij ne Itali e nje grupim i perket dy viteve te fundit 2008-2010 e qe jane realizuar ne Shqiperi Europe e SHBA. Te realizuara ne kohe e teknika te ndryshme vaj penarel tush akrilik veprat e Agron Janos shprehin emocione pershtypje e motive nga me te thjeshtat e deri ne abstragime. Per Janon kalimi ne pikture eshte nje hobi qe e ka shoqeruar gjate gjithe krijimtarise se tij madje edhe para se te niste studimet per arkitekture. Vizatimet dhe botimet e kryera per arkitekturen popullore shqiptare ne vitet 1979-1985 ngjiten ne nje pike te larte krijimtarie ne Itali gjate specializimit dhe veprimtarise projektuese ne fillim te viteve 90. Levizjet e vazhdueshme te autorit ne Europe e SHBA bejne qe krijimtaria e tij te jete me dinamike e me e larmishme. Jane pikerisht vizatimet e kryera ne Boston Nju Jork Budapest Paris Vjene apo Milano te cilat shoqerojne serine e pikturave te periudhes 2008-2010 kete here ne akrilik. Per Agron Janon piktura qendron me se miri krahas arkitektures. Pas shume viteve krijim ajo ka kaluar nga hobi ne profesion per te duke e bere te ndihet gjithmone i frymezuar dhe vazhdimisht kerkues. Ekspozita do te qendroje e hapur deri me 23 shtator.