E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa vizite zyrtare ne Britani. Turi nis nga Skocia

Per here te pare i ftuar zyrtar i Mbretereshes

Eumlshte vizita e pare qe nje Pape i Romes ben ne Britanine e Madhe qe prej vitesh dhe mesazhi qe Benedikti XVI percolli ne diten e pare te vizites se tij ishte ai i zgjatjes se nje dore miqesie ndaj britanikeve.

Ai nderkohe beri thirrje edhe per nje rezistence ndaj formave me agresive te sekularizmit dhe kete deklarate e beri gjate pritjes se organizuar per te nga Mbreteresha Elisabete ne Edinburg te Skocise.

Mijera vete kishin dale per ta pritur Papen ndersa ai ka bere nje udhetim ne qendren e qytetit me makinen e tij te blinduar dhe nderkohe jo larg vendit te kesaj vizite jane organizuar edhe disa protesta kunder vizites.

Ky eshte udhetimi i pare ne Britanine e Madhe i ndermarre nga nje Pape qe nga vizita e fundit e kryer nga Papa Gjon Pali II ne vitin 1982. Dhe nderkohe eshte e para qe konsiderohet si nje vizite shteterore duke qene se kete here Ati i Shenjte eshte i ftuar nga Mbreteresha dhe jo nga kisha. Papa eshte pritur nga Duka i Edinburgut lidere katolike dhe 30 roje nderi te Regjimentit Mbreteror ne Skoci. Lordi Patten e priti Atin e Shenjte ne emer te qeverise. Gjate takimit me Mbretereshen te dy shkembyen dhurata dhe me pas mbajten edhe fjalime. Sipas Mbretereshes kjo vizite eshte nje mundesi per te thelluar marredhenien mes katolicizmit dhe Kishes se Anglise e Skocise. Ajo e levdoi kishen katolike per kontributin e vecante qe ajo ka dhene ne ndihmen ndaj te vobekteve dhe te pamundurve ne bote. Papa tha se donte qe tia zgjaste Anglise doren e miqesise dhe jo vetem popullsise katolike. Ai shtoi se Britania e Madhe po perpiqet qe te krijoje nje shoqeri moderne dhe multikulturore dhe kjo sfide duhet qe te kryhet ne respekt me vlerat dhe traditat kulturore per te shmangur edhe format me agresive te sekularizmit. Papa me pas ka levduar Britanine e Madhe per luften kunder Hitlerit dhe nazisteve gjate Luftes se Dyte Boterore dhe mbi te gjitha per luften kunder ateizmit ekstremist te tij duke thene se Britania dhe lideret e saj u ngriten kunder tiranise qe kerkonte te crrenjoste Zotin nga shoqeria dhe te mohonte te drejtat e njerezve dhe vecanerisht ato te hebrenjve. Nderkohe Papa eshte kundershtuar nga protesta te vogla te organizuara nga organizata te tilla si Protestoni kunder Papes Lozha e Madhe e Portokallinjte e Skocise e te tjere.

Pas Skocise Papa do te fluturoje per ne Londer dhe dy ditet e ardhshme te vizites do ti kaloje duke takuar lidere te ndryshem fetare dhe laike si dhe do te mbaje nje meshe. Vizita e Papes do tu kushtoje taksapaguesve britanike 12 milione paund.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›