Au Crocodile
"Janë ende në pjatën e parë," - raporton drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar reporterja e stacionuar pranë restorantit "Au Crocodile" në Strasburg. "Kamerierët thonë se të gjithë duken shumë të sjellshëm dhe nuk ka tone të larta". Në Tiranë elitat komentojnë me zell. Në shtëpitë e shqiptarëve, në kafetë, baret dhe restorantet njerëzit ndjekin me vëmendje televizionet, për të mësuar të rejat më të fundit nga darka e Strasburgut. "Me sa duket darka do të jetë e vonë..." - thotë Blendi Fevziu nga studio. Top Channel luan në nota dramatike, e ka quajtur "Darka e fundit". Njëri nga ata në tryezë i bie të jetë Juda, tjetri, vetë Biri i Perëndisë... Lutemi, krokodili mos shtrëngoftë nofullat.