Nenkryetari i ri Basha prezanton Edmond Panaritin

Nënkryetari tjetër i bashkisë së Tiranës do të jetë Edmond panariti. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka prezantuar zëvendësin e tij, duke deklaruar se ky post do t’i shërbejë mbrojtjes së konsumatorit kryeqytetas, pasi nënkryetari i ri, tha Basha, ka aftësi të shkëlqyera manaxheriale për sigurinë e shëndetit të konsumatorëve.
“Mbrojtjen e konsumatorit në të gjithë aspektet, sigurinë ushqimore, konkurrueshmërinë brenda parametrave të tregut, por pa spekulim që rëndon në xhepat dhe cilësinë e jetës së përditshme të qytetarëve të Tiranës. Interesi qytetar kërkon gjithëpërfshirje në vendimarrje, duke përfshirë këtu edhe forcat e opozitës, kontributi i të cilave në këshillin bashkiak dhe në punët e përditshme të bashkisë është mëse i mirëpritur”-tha Basha.
“Mbrojtja e konsumatorit është një prioritet absolut dhe emergjent. Jam i sigurtë që kjo do të finalizohet 100 ditët e para me krijimin e agjencisë së mbrotjes së konsumatorit, që është dhe sfida ime personale për të përmbushuar këtë detyrim që kemi ndaj qytetarit të Tiranës”-tha Panariti.
Edmond Panariti vjen nga radhët e LSI-së, në të cilën aktualisht mban postin e kreut të Komitetit Drejtues Kombëtar. Një ditë më parë, kryebashkiaku Basha ka prezantuar zv kryetaren Jorida Tabaku.
Edlira Sulejmani