E Shtunë, 31 Tetor 2026

Audi R8. Modeli “kabrio” merr dritën e gjelbër



“Audi R8” pa kulm ka marrë dritën e gjelbër për prodhim serik.
Pas shumë muaj thashethemesh dhe fotografi spiunësh, versioni kabriolet i “Audi R8” përfundimisht dhe zyrtarisht ka marrë dritën e gjelbër për prodhim serik. Informacionet jozyrtare thonë se njësitë e para do të mund të dilnin nga shiritat e fabrikës gjatë vitit 2011. Më herët është konsideruar se R8 në fakt nuk do të jetë një kabriolet i vërtetë, por një version i tij me kulm të fortë, megjithatë revista “What Car” pohon se do të ketë kulm të butë. Kulmi i fortë është anuluar për shkak të faktit të thjeshtë se motori është vendosur prapa, që pamundëson zbatimin e tij. Supozohet se versioni serik do të quhet “R8 Spider” dhe do të përdorë paletën e plotë të motorëve të versionit standard.

“Lingo”, mausi kompjuterik më të vogël në botë

Kompania japoneze “TEC” është krenare për faktin se mausi i tyre kompjuterik me emrin “Lingo” është më i vogli në botë. Por kush do të mundë ta përdorë? Lingo punon me një bateri të thjeshtë AAA, peshon 23 gramë, ndërsa përmasat e tij janë 27.5 x 60 x 19 milimetra. Punon pa tela, me largësi deri në 10 metra, ndërsa bateria qëndron deri në rreth 15 orë. E gjitha kjo tingëllon si një paisje shumë e thjeshtë për t’u përdorur dhe praktike kur jeni diku në udhëtim, mirëpo nëse nuk e keni dorën e vogël, përdorimi më i këtij mausi do të jetë thjesht i parehatshëm.

9 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›