Sandalet pranverë 2009, të shoqëruara me çorape
Rregullat e modës për këtë stinë flasin qartë: freskët apo ngrohtë, sandalet preferohen me çorape të shkurtra, të ngjyrave të ndryshme. Por jo vetëm: sandalet vijnë në harmoni me ngjyrat e ndezuara dhe taka të larta, për më shumë finesë dhe elegancë. Ato kombinohen jo vetëm me funde dhe fustane, por edhe me pantallona të shkutra. Ky aksesor preferohet për veshjet elegante, raste të rëndësishme dhe pse jo për ditët më të zakonshme. Fenomeni i sandaleve me çorape të rikujton turistët çekë, të cilët deri vonë konsideroheshin mëkati më i madh i modës, ndërsa tashmë ka gjetur mbështetje nga adhuruesit e modës për këtë stinë të ngrohtë. Sigurisht duket e çuditshme si ide, por ndoshta ndërroni mendim pasi të shikoni disa yje të kinemasë dhe spektaklit, me sandale të hapura dhe çorape. Kujdes të veçantë kushtojini kontrastit mes ngjyrës së sandaleve dhe çorapëve, që duhet të jenë në ngjyrë të errët. Kujdes me ngjyrat e shndritshme. Nëse sandalet janë të florinjta ose ngjyrë argjendi, evitoni çorapet e zeza. Firmat më të njohura që kanë eksperimentuar në këtë drejtim janë: Ana Sui, Burberry, Prada, John Galliano dhe Rei Kauakubo. Megjithatë, as të famshmit nuk janë imunë ndaj modës, që ndryshon në çdo periudhë të vitit. Xhuliana Mur dhe Xhesika Alba ishin të parat, që patën guximin të ecnin në tapetin e kuq, me sandale të hapura me takë të lartë dhe geta mat. Na duhet të pranojmë që efekti ishte i pabesueshëm. Edhe pse meshkujt duken mosbesues nga kësaj tendence të re, çorapet dhe sandalet sivjet janë në modë dhe ky është fakt.
Asgjë nuk është më seksi, sesa një këmbë e bukur e veshur me sandalet e duhura.
Taka ortipedike dhe zbukurime me gurë
Kjo është pikërisht stina për të nxjerrë në pah një nga detajet më feminile e të vlerësuara nga meshkujt, pjesa poshtë kaviljes: këmba. Stilistët për këtë vit, i kanë kushtuar vëmendje perfeksionit dhe komoditetit. Përgatituni për t’i dhënë jetë fantazisë, sepse ky është momenti i duhur për taka ortopedike, tone të ndezura, për të gjitha preferencat. Sandalet shumëngjyrëshe të zbukuruara me gurë dhe temina, për të shndritur si një yll i vërtetë do t’u shoqërojnë kudo. Tani më shumë se kurrë është momenti, për të provuar sandalet ortopedike të cilat nuk kushtëzojnë momentet e dëfrimit dhe ecjet në rrugë. E vetmja këshillë në këtë rast do të ishte: këshillohuni me estetistët për llojin e materialit, që duhet të përdorni për sandalet tuaja.
Louis Vuitton me temina dhe elementë folklorikë
Yjet e spektaklit janë të parët që kanë pasur mundësitë të veshin sandalet e një prej markave më të njohura në botë: Louis Vuitton. Qindra femra preferojnë t’i keni pjesë të pamjes së tyre, por çmimi është ai që kushtëzon dëshirën. Sandalet “Louis Vuitton” kushtojnë rreth 1890 euro dhe duhet të jesh si Misha Barton apo Aleksa Çung për të veshur një palë të tilla. Megjithatë, ngushëllues duket fakti që për një rreth më të gjerë femrash ekzistojnë koleksione të të njëjtit stil, për një çmim më të arsyeshëm. Sandalet e këtyre koleksioneve kushtojnë rreth 130 euro. E veçanta e tyre janë takat dhe zbukurimet e ndryshme.
Koleksioni “Louis Vuitton” pranverë-verë 2009 u prezantua në Paris duke paraqitur një gamë të gjerë stilesh. Në sy binte lëkura ekzotike, thekët, rruazat, teminat, perçinat prej ari dhe zbukurime të tjera, të cilat korespondojnë me frymëzimin folklorik.
“Sudoku”, stil i veçantë kinez
Disa javë më parë, “Sudoku” prezantoi koleksionin e tij, i cili u prit me kuriozitet dhe dëshirë nga adhuruesit e modës. Për të festuar ardhjen e pranverës, u paraqitën medelet më interesante të frymëzuara nga stili kinez i sandaleve. Në sy binin ngjyrat e buta dhe materialet cilësore, të cilat u adhuruan nga femrat që gjendeshin në atë mjedis mondan. Stili i tyre është tepër i veçantë dhe origjinal: rripa të hollë para dhe pjesa e mbyllur mbrapa. Ato shkojnë në mëyrë të përsosur me fustane e funde pranverorë, por edhe me pantallona të shkurtra. Një nga yjet që ka preferuar të veshë këtë stil sandalesh është këngëtarja amerikane Vanesa Hudgens. Sipas saj, asnjë lloj tjetër sandalesh nuk ishte aq komod dhe fin sa modeli “sudoku”.
“Yves Saint Laurent” besnik ndaj të zezës
Nuk janë vetëm të mrekullueshme por edhe komode. Sandalet e zeza të “Yves Saint Laurent” janë të përbëra nga një lëkurë e butë e cila përshtatet dhe harkohet në përsosmëri me formën e këmbës. Ato kanë taka të larta, megjithatë është interesant fakti se janë të rehatshme falë gomës speciale. Është thjesht rastësi që ky model është realizuar në ngjyrë të zezë? Në të vërtetë, e zeza është konsideruar si sininim i perfektes dhe elegancës, për t’u kombinuar lehtë me veshje speciale apo të thjeshta. Ato janë të përbëra nga perçina ari dhe rripa të hollë, për të përsosur dhe përmirësuar pamjen tonë.
9 Maj 2009