Tata Nano, rekord rezervimesh për vitin 2010
Është automjeti më i lirë dhe për të arsye do të ketë shitje rekord të botë, duke pasur parasysh edhe rezervimet pëe vitin 2010 që kapin shifrën 203.000. Gjysma e blerësve të modelit Nano, kanë vendosur të kenë versionin e pajisur me aklimatizim dhe ngritës elektrik të xhamave. Tata deri tani ka pranuar 203.000 rezervime për modelin Nano, automjetin më të lirë në botë, i cili gjatë viteve të fundit është paralajmëruar si automjet revolucionar udhëtarësh. Megjithatë, për shkak të protestave të dhunshme të buqve në zonë, fabrika është zhvendosur duke shkaktuar në këtë mënyrë vonesën e prodhimit. Deri në fund të vitit 2010 blerësve do t’u dorëzohen 100.000 automjete. Fakti më interesant është se vetëm 20 për qind e blerësve kanë vendosur për versionin më të lirë, i cili kushton 2.050 dollarë pa tatim dhe shpenzime përcjellëse. Nuk na mbetet veçse të shohim si do të përshtatet me tregun automjeti më i përfolur i kohëve të fundit.
Audi. I thuhet “jo” modelit R8 me naftë
Pas një viti, në kompaninë Audi, kanë vendosur se nuk do të ishte aspak frytdhënës versioni me naftë i modelit R8. Portali automobilistik “Autoexpress” ka biseduar me zyrtarin e lartë anonim të prodhuesit “Audi” i cili ka pranuar se çmimi i përshtatjes së konstruksionit të modelit R8 për të pranuar motorin monstruoz V12 me naftë, do të ishte tepër i madh, për një industri automobilistike e cila është në momente krize. R8 me naftë në paraqitjen konceptuale për herë të parë ka qenë në panairin e automjeteve në Detroit të SHBA-ve vitin e kaluar, kur edhe në mesin e publikut shpejt ka pseudonimin “Supertraktor”. Kjo për faktin e përmasave gjigande dhe harxhimit të karburantit.
9 Maj 2009