E Shtunë, 31 Tetor 2026

Auditimi, bashkia padit prefektin Kruja

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të prefektit të Tiranës Keltis Kruja duke para lajmëruar një kallzim penal për këtë të fundit. Bashkia e Tiranës do të kërkojë zyrtarisht ndjekje penale për Prefektin e Tiranës për shpëdorim detyre. Sipas Bashkisë, prefekti Keltis Kruja ka tejkaluar kompetencat dhe qëndrimi i tij është në kundërshtim me ligjet. Sipas bashkisë, auditi për fondin e veçantë kapërcen kompetencat e prefektit.

Ndërkohë prefekti i Tiranës Keltis Kruja në një letër publike drjetuar bashkisë së Tiranës ditën e sotme ka theksuar se auditimi i kërkuar nga Prefektura nuk është në kompetencat e saj dhe përbën kërcënim por ushtrimin e kompetencave ligjore.

Por sipas prefektit auditimi i kërkuar prej institucionit që ai drejton është i ligjshëm dhe argumentet i ka bërë të ditura me anë të një letre dërguar bashkisë së Tiranës.

Prefekti Kruja shkruan se "Auditimi i Bashkisë Tiranë është në kompetencë të Prefektit të Qarkut Tiranë, ashtu siç kontrollohet dhe auditohet çdo organ i Qeverisjes Vendore të Qarkut Tiranë dhe jo vetëm për fondin e vecantë. Në këtë kuadër këtu nuk ka synim për ndërhyrje apo cënim të kërkesave tuaja ligjore".

Në letrën e Krujës sqarohet se, kërkesa për auditim në Bashki i referohet vetëm kontrollit financiar për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa theksohet se, pikërisht institucioni i prefektit të qarkut po kërkon kontrollin financiar në Bashkinë Tiranë për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa sqarohet se këto janë përpjekje të Bashkisë për të mos zbatuar ligjet në fuqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›