E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, tentoi të grabisë, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar ka tentuar të grabisë me armë pasditen e sotme disa persona në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Fier-Seman ku 19-vjeçari Inis Xhafaj nga Mbrostar Ferko pasi ka ndaluar një automjet nën kërcënimin e armës ka tentuar të grabisë personat që ndodheshin në makinë. Mësohet se personat të cilët ndodheshin në makinë e kanë njohur grabitësin dhe pas një konflikti mes tyre 19-vjeçari është larguar nga vendngjarja. Menjëherë personat të cilët u sulmuan kanë shkuar në policinë e Fierit ku kanë depozituar edhe kallzimin penal për 19-vjeçarin. Ndërkohë menjëherë janë vënë në lëvizje strukturat e policisë së qarkut të Fierit të cilat pas një operacioni blic kanë mundur të arrestojnë 19-vjeçarin Inis Xhafaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›