Augsburgu i Kapllanit, “favoriti” i trajnerëve për titull“Stadium i ri, lojtarë të rinj dhe një bos i ri me ëndrra të mëdha, kështu Ausburg troket në derën e Bundesligës”, - shkruan agjencia gjermane e lajmeve, Dpa. Një nga blerjet e këtij sezo

Augsburgu, skuadra e sulmuesit shqiptar, Edmond Kapllani, ka shanset më të mëdha për t’u ngjitur në Bundesligën 1 sezonin e ardhshëm. Konkluzioni ka dalë nga vetë 18 trajnerët e skuadrave të Bundesligës 2, që e shohin Augsburgun si një nga top-kandidatët e sezonit 2009-2010.
“Stadium i ri, lojtarë të rinj dhe një bos i ri me ëndrra të mëdha, kështu Ausburg troket në derën e Bundesligës”, - shkruan agjencia gjermane e lajmeve, Dpa. Një nga blerjet e këtij sezoni është dhe ish-sulmuesi i Karlsruhes dhe i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, që nga ana e drejtuesve të klubit gjerman konsiderohet si në forcë plus në vijën e parë sulmuese.
“Augsburgu do të shpallet kampion. Ka një ekip të mira dhe një Jos Luhukaj, i cili është shumë i zoti”,- tha Jurgen Luginger i Rot-Vajs Oberhauzenit.
Augsburg ndërtoi një stadium të ri për të cilin u shpenzuan 45 milionë euro, dhe sipas Dpa-së, bosi i klubit Seinsh, përmbushi ëndrrën e tij të parë. Blerja e lojtarëve të rinj cilësorë ishte angazhimi tjetër i presidentit të Augsburgut, dhe ish-sulmuesi i Karlsruhes, Kapllani, vlerësohet njëri prej tyre.
E Marte, 04 Gusht 2009