E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela Gaçe fiton Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH

“Kënga ime”, kënduar nga Aurela Gaçe, me tekst nga Sokol Marsi, kompozuar dhe orkestruar nga Shpëtim Saraçi u vlerësua me çmimin e parë.

Me çmimin e dytë u vlerësua dueti i Alban Skënderajt dhe Miriam Camit me këngën “Ende ka shpresë” shkruar dhe kompozuar nga vetë ata, teksa me çmimin e tretë u vlerësua këngëtari Saimir Braho me këngën “Shtegtar i jetës sime”.

Pas Anjeza Shahinit, Ledina Çelos, Luis Ejllit, Frederik Ndocit, Olta Bokës, Kejsi Tolës dhe Juliana Pashës, Aurela Gaçe bëhet këngëtarja e tetë që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovizion”.

/Start/Fatjon Prroni/
   

                                                                                             2010-12-26 11:48
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›