E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela Gaçe fiton festivalin e 49 në RTSH

Aurela Gaçe u shpall fituese e festivalit tё 49, nё RTSH me kёngёn “Kёnga Ime”, e cila erdhi me kompozim tё shpёtim Saraçit dhe tekst tё Sokol Marsit.
Vendin e dytё e zuri Alban Skёnderaj dhe Miriam Cani me kёngёn “Ende ka shpresё”, e ndёrsa nё vendin e tretё u rendit “Saimir Braho”, me Kёngёn “Shtegёtar i jetёs time”.
Nё garё pёr tё marrё çmimin e madhe ishin 18-tё kёngё tё cilёt erdhёn nga konkurimi i dy netёve mё parё. Kёngёtarёt ishin tё ndarё nё dy kategori, nё atё vip dhe nё kategorinё e tё rinjve.
Festivali i 49 u drejtua nga tenori Josif Gjipali, këngёtarja Jonida Maliqi dhe aktorja Mirela Naska. Pёr tre netё kёngёtarёt u shoqёruan nga orkestra sinfonike e Radio Televizionit Shqiptar.
Skenografia e festivalit ёshtё njё realizim artistik i skenografit Bashkim Zahaj, drejtori artistik i fesivalit ishte Edmond Zhulali, ndersa regjizor Bojken Lako.
Festivali i Këngës në RTSH në edicionin e tij të 49 erdhi për herë të parë me një format vlerësimi dhe organizmi si “Eurovizion”. Festivali, u organizua nё data 23, 24, 25 dhjetor.
Dy netët e para u konceptuan si dy gjysёm finale, ku nё konkurim ishin 14 kёngё, ku finalisttёt u pёrzgjodhёn nga dy juri.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›