E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Krujë, vdesin tre fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e tre fëmijëve ka ndodhur gjatë orëve të natës në Krujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës ku si pasojë e përplasjes së dy makina humbën jetën tre fëmijë të një familjeje.
 

Mësohet se viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Viola Kola 6 vjeç, Griselda Kola 12 vjeç dhe Gerald Kola 9 vjeç, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjeç, ndodhet në gjendje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Fëmijët po udhëtonin me babain e tyre dhe po ktheheshin nga një darkë ku kanë festuar festën e Krishtlindjeve në fshatin Borizanë.
 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik i cili u mori jetën tre fëmijëve po policia ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit tjetër, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›