E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurelio në dyshim

E ardhmja e Fabio Aurelios në Liverpool është në dyshim pasi bisedimet rreth kontratës së re kanë ngecur.

Mbrojtësi brazilian kishte filluar bisedimet me drejtuesit e klubit gjatë sezonit të kaluar por diskutimet janë ndalur.

Aurelio ka pranuar se nuk është në dijeni nëse do të mbetet në Liverpool edhe pas përfundimit të këtij sezoni meqë kontrata e tij skadon në qershor 2010.

“Për momentin jemi duke pritur Liverpoolin. Nuk e di nëse do të vazhdoj qëndrimin në klub apo do të largohem”, tha Aurelio për SkySports.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›