E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: Me çelsin, një sfidë si të tjerat

“Çelsi? Asgjë e veçantë. Nuk kam shumë për të thënë. Ajo ndeshje është larg, duhen edhe dy muaj, kemi shumë ndeshje të tjera përpara saj. Është gjithnjë e njëjta histori: një kundërshtar i rëndësishëm, i vështirë. I njoh mirë, do të jenë dy ndeshje të balancuara. Është ish-skuadra ime, ish-lojtarët e mi, ish-tifozët dhe ish-stadiumi im. Por nuk ka asgjë të veçantë”, theksoi tekniku portugez.Por më parë është Lacio, që sot do të jetë “mysafir” në “San Siro”. Mourinjo beson se nëse ekipi i tij luan si në finalen e Superkupës në Pekin (e humbur 2-1 përballë Lacios), Interi e fiton këtë ndeshje. “Zakonisht nuk bëjmë dy hapa të gabuar rresht në kampionat. Jemi të parët dhe do të jemi edhe pas kësaj ndeshjeje”, nënvizoi “I veçanti”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›